Unitedi fiton me përmbysje ndaj Aston Villas

09 maj 2021 | 19:24

Manchester City duhet të presë ende për të festuar titullin kampion.

“Qytetarët” ditën e sotme nuk morën lajme të mira, pasi rivalët e tyre të qytetit morën një sukses 3-1 me përmbysje në transfertën ndaj Aston Villa-s.

Bertrand Traore shënoi një super gol në minutën e 24-të, me një goditje nga një kënd shumë i vështirë që përfundoi në trekëndësh. United u zgjua në fillimin e pjesës së dytë duke përmbysur gjithçka në harkun e katër minutave.

Bruno Fernandes fillimisht barazoi rezultatin, ndërkohë që Greenwood realizoi golin e avantazhit. 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Edinson Cavani shënoi dhe golin që vulosi fitoren. United ngjitet në kuotën e 70 pikëve 10 më pak se City, por me një ndeshje më pak, teksa do të luajnë dhe 4 sfida deri në fund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy fëmijë të moshës 8 vjeçare kanë vdekur si pasojë…