
Unitedi, gati 100 milionë euro për transferimin e Valverdes
04 prill 2025
| 15:55
Manchester United po planifikon të bëjë ndryshime të shumta në merkaton e verës. Ruben Amorim po mendon të forcojë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm, dëshira e madhe e trajnerit portugez është uruguaiani i Real Madridit, Federico Valverde.
“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë deri në 100 milionë euro për 26-vjeçarin. Valverde është një lojtari që mund të mbulojë më së miri disa role qoftë në mesfushë dhe në mbrojtje.
Unitedi është i gatshëm të paguajë një shifër të kënaqshme për Valverden, 100 milionë euro, duket e vështirë për të mos thënë e pamundur që Real Madrid të heq dorë nga njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe që është shumë i vështirë për t’u zëvendësuar.