Unitedi mendon ta rikthejë Sanchezin
                15 qershor 2020
                |  11:54
            
        Manchester Unitedi kërkon ta rikthejë Alexis Sanchezin në “Old Traford” pavarësisht se i kushton 550 mijë euro në javë dhe nuk shihet si titullar.
Sipas së përditshmes spanjolle “AS”, Unitedi është i bindur në këtë pikë, mbetet vetëm për t’u përcaktuar se kur do të rikthehet, më 30 qershor, kur i mbaron huazimi, apo në fund të sezonit të Interit, që mund të shkojë deri në fund të gushtit nëse zikaltrit ecin më tej në Ligën e Evropës.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        