Unitedi merr vendin e dytë në Premier Ligë

29 dhjetor 2020 | 23:13

Manchester United e mbyll me një fitore dhe në vendin e dytë vitin 2020. Skuadra e Solskjaer fitoi minimalisht 1-0 ndaj Wolves mbrëmjen e sotme.

Ishte një ndeshje e vështirë për Djajtë e Kuq, që vuajtën shumë hapësirat për gjetjen e golit. Cavani shënoi në fraksionin e dytë, por për fatin e keq ishte në pozicion jashtë loje.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Marcos Rashford në minutën e katërt të shtesës. Pas një aksioni pa shumë pretendime në krahun e djathtë, goditja e talentit anglez u devijua dhe më pas shkoi në rrjetë. United tashmë e sheh veten në vendin e dytë me 30 pikë, dy më pak se Liverpooli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte është mbajtur finalja e “Miss Shqiptarja në botë 2020”.…