Unitedi në garë për Dzekon

20 nëntor 2019 | 19:54

Manchester United është duke konsideruar mundësinë për të transferuar sulmuesin e Romës, Edin Dzeko.

“Djajtë e Kuq” po dëshirojnë një qendërsulmues, pasi Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez u larguan gjatë afatit veror tek Interi.

Nga ana tjetër, Dzeko nuk është i kënaqur me gjigantin italian dhe kërkon largimin në afatin dimëror. Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, pos Dzekos po tregon interesim edhe për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukiq.

United për momentin është në vendin e shtatë në tabelë me 16 pikë, 18 më pak se lideri Liverpool.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka mbajtur takim me diplomatët…