Unitedi në garë për Kanten

28 shtator 2020 | 13:24

E ardhmja e N’Golo Kantes nuk është e sigurt te Chelsea. Mesfushori francez e dëshiron largimin nga “Stamford Bridge” pasi nuk është i kënaqur me situatën e tij te londinezët.

Së fundi, në garë për Kanten është futur Manchester Unitedi.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin francez dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij në “Old Trafford”. Mediat në Angli kanë raportuar se Unitedi është duke përgatitur një ofertë për reprezentuesin francez. “Djajtë e Kuq” kanë gati 60 milionë funte për Kanten. Interesim për mesfushorin ka shprehur edhe Interi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka votuar sot për ndarjen e mjeteve…