
Unitedi në garë për Mbappen, flet Ten Hagen
25 korrik 2023
| 15:47
Trajneri Erik ten Hag ka refuzuar të flasë për spekulimet që sugjerojnë se Manchester United mund t’i bashkohet interesimit për Kylian Mbappe.
Sulmuesi mund të largohet nga Paris Saint-Germain pasi e bëri të qartë se ai nuk do të zgjasë kontratën që do të skadojë në vitin 2024.
Real Madridi ka qenë shumë i lidhur me francezin, ndërsa skuadra e Arabisë Saudite, Al-Hilal thuhet se ka paraqitur një rekord botëror prej 300 milionë eurosh. I pyetur nëse United mund të tundohet të hy në garë për Mbappen, Ten Hag është përgjigjur: “Ne kurrë nuk flasim për lojtarë që janë nën kontratë në klube të tjera”. Interesim për francezin ka edhe nga Arabia Saudite.