Unitedi në shtesë e mposhti Arsenali

29 prill 2018 | 19:52

Manchester United ka fituar 2-1 ndaj Arsenal, me një gol vendimtar nga Fellaini në kohën shtesë, në ndeshjen e fundit për Arsene Wenger në “Old Trafford”, pas 2 vitesh, dhe siguron matematikisht praninë në Champions për sezonin e ardhshëm.

United kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Paul Pogba, kur u mbush çerekore lojë. Goditja e ish-sulmuesit të Arsenal, Alexis Sanchez u përplas në shtyllë, por topi përfundoi te mesfushori francez që tundi rrjetën.

Arsenal, që luante pa disa nga titullarët, e lënë pushim nga Wenger duke menduar për gjysmëfinalen e kthimit në Europa League kundër Atletico Madrid, e kishte mesataren e moshën 24 vjeç e 67 ditë, më e vogla që nga vitit 2011, kur zbriti në fushë me mesataren e moshës 24 vjeç e 65 ditë dhe u mposht 8-2 pikërisht nga “djajtë”.

Henrikh Mkhitaryan shënoi golin e barazimit për Arsenal, në minutën e pestë të pjesës së dytë dhe armeni u bë futbollisti i parë në historinë e Premier League që shënon për dhe kundra Manchester United në harkun e një sezoni, raporton “Telesport”. Pikërisht kur londinezët po shijonin barazimin, pas golit të anuluar të Rashford për pozicion jashtë loje, “djajtë” shënuan golin e fitores me anë të Maurane Fellaini, prej pak minutash në fushën e lojës. Belgu tundi rrjetën në minutën e dytë nga katër shtesë.

Me këtë sukses, të besuarit e Mourinho blindojnë përfundimisht vendin e dytë në Premier League.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Parë e Kosovës në futboll vazhdon të jetë…