Unitedi planifikon rinovimin e kontratës me Pogban

20 shtator 2019 | 16:29

Manchester Unitedi e ka ndërmend ta rinovojë kontratën e Paul Pogbas për ta larguar interesimin e Real Madridit.

Unitedi refuzoi të gjitha ofertat për lojtarin në afatin kalimtar të verës, kurse tash synon që ta “blindojë” përfundimisht. Kontrata e reprezentuesit francez me skuadrën nga “Old Trafford” skadon në qershor 2021 dhe mesfushori mund të largohej falas pas përfundimit të kontratës ose vlerësimi i transferimit të tij mund të zvogëlohej ndjeshëm verën e ardhshme, gjithnjë nëse nuk arrihet një marrëveshje e re.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  ka reaguar në lidhje…