Unitedi refuzon pesë oferta për Maguire

06 gusht 2025 | 16:12

Manchester United ka refuzuar pesë oferta për Harry Maguire këtë verë, duke qëndruar i vendosur për të ardhmen e mbrojtësit pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme.

Qendërmbrojtësi 32-vjeçar është përballur me pasiguri mes planeve të Unitedit për të riorganizuar skuadrën pas një sezoni katastrofik në Premier Ligë, që përfundoi me një vend zhgënjyes të 15-të. Megjithatë, “Djajtë e Kuq” ende ngurrojnë ta lejojnë Maguiren të largohet nëse nuk gjendet një zëvendësues i përshtatshëm.

Sipas “Daily Mail”, Maguire ka qenë objekt i pesë ofertave të ndryshme nga Anglia dhe Italia, por të gjitha janë refuzuar nga drejtuesit e United. Ruben Amorim ende e vlerëson përvojën dhe lidershipin e tij, dhe nëse rrethanat nuk ndryshojnë, Maguire duket se do të qëndrojë në “Old Trafford” për sezonin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dafina Zeqiri javë më parë u bë nënë për herë…