Unitedi sërish mendon për transferimin e Mullerit

25 tetor 2019 | 11:44

Thomas Mulleri paralajmëroi se mund të largohet që në muajin janar nga Bayern Muncheni.

Gjermani, i cili gjatë gjithë karrierës ka luajtur për “bavarezët”, duket se është lodhur dhe tashmë kërkon të ndryshojë ambient. Prestigjiozja “Bild” raporton se Manchester Unitedi është futur në garë për shërbimet e 30-vjeçarit.

“Djajtë e Kuq” po vuajnë jo pak në sulm dhe duket se po mendojnë seriozisht ta transferojnë Thomas Mullerin për t’i zgjidhur problemet e ofensivës. Unitedi e kishte kërkuar Mullerin edhe në vitin 2014, por atëkohë Bayerni nuk kishte lejuar largimin e tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se gjysmë milion njerëz mund të mbeten pa…