
Unitedi synon që formën e mirë ta bartë në Ligën e Evropës
Pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, sot (e enjte) zhvillohen ndeshjet në kuadër të 1/16 të finales në Ligën e Evropës.
Manchester Unitedi në katër ndeshjet e fundit ka marrë tri fitore, përfshirë edhe atë ndaj Chelseat në Premierë Ligë (0-2).
Këtë formë të mirë “Djajtë e Kuq” po synojnë ta vazhdojnë edhe në Ligën e Evropës, ku për kundërshtare e kanë skuadrën e Club Brugge në 1/16 e kësaj gare. Unitedi është në garë për pozitat që e dërgojnë në Ligën e Kampionëve, e në FA Cup do të përballet me Derby Countyn. Synim i Unitedit është ta fitojë trofeun e Ligës së Evropës për herë të dytë në tre vjetët e fundit, kurse klubi belg në këtë garë vjen pas dështimit në Ligën e Kampionëve, ku u pozicionua në vendin e tretë në grup pas Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit.
Ndryshe nga Liga e Kampionëve, në kampionatin elitar të Belgjikës Club Brugge është i pari me nëntë pikë me shumë se Genti që zë vendin e dytë. Punë aspak e lehtë e pret Arsenalin, pasi në ndeshjen e parë i shkon në Greqi, Olympiacosit. Interi e Roma nuk pritet të kenë punë të vështirë ndaj Ludogoretsit, përkatësisht Gentit. Një ndeshje e fortë do të zhvillohet në Gjermani, ku Bayer Leverkuseni e pret skuadrën e famshme portugeze, Porto.
Të enjten takohen:
18:55 CFR Cluj – Sevilla
18:55 Club Brugge – Manchester United
18:55 Eintracht Frankfurt – Salzburg
18:55 Koebenhavn – Celtic
18:55 Getafe – Ajax
18:55 Ludogorets R. – Inter
18:55 Shakhtar Donetsk – Benfica
18:55 Sporting – Istanbul Basaksehir
21:00 APOEL Nicosia – Basel
21:00 AZ Alkmaar – LASK
21:00 Bayer Leverkusen – Porto
21:00 Olympiacos – Arsenal
21:00 Rangers – Braga
21:00 Roma – Gent
21:00 Wolfsburg – Malmoe
21:00 Wolverhampton W. – Espanyol
/Epoka e re/