Unitedi tri ndeshje pa fitore, Te Hagen ‘shpërblehet’ me kontratë të re

03 prill 2023 | 13:55

Manchester United nuk po kalon një moment mjaft të mirë në kampionat, duke regjistruar tri ndeshje pa fitore.

Pavarësisht kësaj trajneri Erik ten Hag e ka besimin  klubit nga “Old Trafford”.

Ten Hag do të përfitojë një bonus prej 12 milionë paundësh kur të firmosë një kontratë të re pesë vjeçare në “Old Trafford” këtë verë.

“The Sun” zbulon se klubi i Unitedi do ta shpërblejë trajnerin 53-vjeçar me një kontratë të re një vit pasi firmosi në Manchester për tri vite, nga e cila ai do të përfitojë edhe një rritje rroge prej 3 milionë paundësh në vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë mbajtur të…