Unitedi vendos për Pogban

16 dhjetor 2018 | 13:46

Manchester Unitedi duket se ka vendosur të shesë mesfushorin Paul Pogban në afatin kalimtar të janarit. E ardhmja e Pogbas në “Old Trafford” ka qenë cak i spekulimeve gjatë gjithë sezonit pas raportimeve se ka pasur përplasje me trajnerin Jose Mourinho.

“The Mirror” raporton se portugezi ka humbur durimin dhe ka vendosur ta largojë lojtarin, edhe pse ai kaloi te “Djajtë e Kuq” vetëm dy vjet më herët për shifër rekorde.

Juventusi konsiderohet favoriti për 25-vjeçarin, me Unitedin që shpreson të arrijë marrëveshje me përfshirjen në marrëveshje të Miralem Pjaniqit ose Alex Sandros.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një helikopter mjekësor është përplasur në një zonë malore afër…