Unitedi zyrtarizon transferimin e Mbeumo

22 korrik 2025 | 12:26

Manchester United ka siguruar shërbimet e Bryan Mbeumo. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Mbeumo ka firmosur një kontratë për pesë vite, me operacionin në total që kap shifrën e 71 milionë eurove. Sulmuesi vjen nga Brentfordi, teksa në sezonin e fundit në kampionat, ai realizoi 20 gola dhe dhuroi 7 asistime. Transferimi i tij në Manchester ka qenë dëshirë e drejtpërdrejtë e trajnerit të “Djajve të kuq”, Amorim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…