Universiteti “BAR ILAN” priti rektorin Nimani

21 janar 2020 | 13:24

Rektori i Universiteti të Gjakovës “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, në vazhdën e takimeve në Izrael u takua me përfaqësuesit e Universitetit BAR ILAN, i cili është universiteti më i mirë në Izrael dhe njëri ndër universitetet më të mira në nivel botëror.

Daniel Schuval Drejtor për Partneritete Akademike dhe Projekte, së bashku me përfaqësuesit e Fakultetit të Mjekësisë dhe përfaqësuesit e Fakultetit të Filologjisë, Programit të Gjuhës Angleze e njoftuan rektorin për të arriturat e Universitetit BAR ILAN, për projektet që ata janë pjesëmarrës si dhe u zotuan për të mbështetur UGJFA-në sidomos në fushën e mjekësisë.

Rektori Nimani ishte i shoqëruar në takim me Prorektoren për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, Sekretaren e Përgjithshme Linda Dula Halilabazi dhe zyrtarin për marrëdhënie me jashtë z. Denis Spahija.

Ata po ashtu u shoqëruan në një vizitë në kampusin e universitetit i cili përbëhet nga 88 ndërtesa dhe në veçanti objektin e Qendrës për Hulumtime të Nanoteknologjisë, që ishte mbresëlënës me 70 laboratorët në kuadër të kësaj qendre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë…