Universiteti i Katarit sintezë e dijes ndërkombëtare

02 prill 2021 | 20:43

7EF2EC14-D499-4F20-98FC-D7D1B8633D5C.jpg

Shkruan: Elmedina Ismajli

Universitetet veqohen në bazë të performancës së tyre, famës së tyre dhe metodave kerkimore që përdorin. Universiteti i Katarit përveç që i përmbushi këto kritere ka edhe kampusin që i perket  kampuseve më të bukura në botë.

Historiku: Fillimisht  në vitin 1973 kishte startuar si kolegj i mësuesisë,ndersa në vitin 1977 u themelua universitet, dhe që nga atëher ka qenë institucioni kryesor arsimor i arsimit të lartë në këte vend, dhe sot ai qëndron model i përsosmërisë akademike dhe kërkimit shkencor në rajonin arab dhe më gjer.

Universiteti i Katarit ka arritur suksese në iniciativat e tij për të marrë akreditime akademike nga institucionet prestigjioze ndërkombëtare, të akreditimit akademik.

Universiteti përfshin 10 kolegje: Kolegji i Arteve dhe Shkencave, Kolegji i Menaxhimit dhe Ekonomisë, Kolegji i Edukimit, Kolegji i Inxhinierisë, Kolegji i Shkencave të Shëndetit, Kolegji i Drejtësisë, Kolegji i Mjekësisë, Kolegji i Farmacisë, Kolegji i Jurispodencës dhe Studimeve Islame dhe Kolegji i Stomatologjisë.

Universiteti ofron një zgjedhje të gjerë të programeve akademike, në 47 programe në nivelin universitar, dhe 58 programe pasuniversitare, nga to: 20 programe doktorature, 29 programe master, 9 programe diploma dhe një çertifikatë “Doktor i Farmacistit”, e cila është një certifikatë profesionale në farmaci.

Gjithashtu Universiteti i Katarit vazhdoi përpjekjet e tij për të zhvilluar një kulturë të kërkimit shkencor, pasi Kompleksi Kërkimor i Universitetit përfshin 14 qendra kërkimore të përsosmërisë, duke punuar në më shumë se 400 projekte kërkimore bashkëpunuese në më

17EC55F9-AF7C-43CE-946C-0BD26301B594.png

shumë se 130 vende të botës.

Universiteti i Katarit ka rreth 23,000 studentë në programet e tij të ndryshme shkencore.

Përveç mbështetjes akademike, universiteti gjithashtu përqendrohet në mbështetjen

e ndërtimit të personalitetit të studentit në mënyrë profesionale, pasi çdo student ka një mjedis përplot burimesh që lehtësojnë suksesin e tij në çdo aspekt të jetës së tij universitare si: kampusi që ka fituar shumë çmime për dizajn arkitektonik. 

Bibliotekën moderne që përfshin një larmi të gjerë të literatures shkencore, softverit e bazave të të dhënave dixhitale, revistave periodike shkencore dhe mundësinë e eksperimentimit në shumë fusha shkencore, institucionale dhe private.

Softverin dhe mjetet e komunikimit të teknologjisë së fundit; Për të lehtësuar hyrjen në kurse dhe fakultet.

Restorante studentore që ofrojnë një menu të larmishme të ushqimeve dhe pijeve.

Ekskursione dhe aktivitete të ndryshme të sponsorizuara nga universiteti etj.

Fakulteti dhe stafi:

Universiteti i Katarit udhhiqet nga një grup i dalluar të anëtarëve të fakultetit të cilët janë zgjedhur me kujdes, duke përfshirë ekspertë ndërkombëtarë si dhe mendjet më të ndritura kombëtare në shtetin e Katarit. Secili anëtar i fakultetit dallohet nga eksperienca dhe përkushtimi i pashembullt për mësimdhënien e studentëve,aktualisht Dr. Hassan Al-Derham është Kryetar i Universitetit Shtetëror të Katarit.

Universiteti në nivelin nderkomëtarë është renditur në mesin e 201 – 250 universiteteve më të mira në shkencat kompjuterike dy here radhazi .

Në inxhinieri dhe drejtime teknologjie Universiteti renditet midis 176 – 200  më të mirëve.

Lidhur me renditjet ndërkombëtare, Universiteti i Katarit, sipas  Universitetit Botëror të Fondacionit QS Quacquarelli Symonds për vitin 2020 u rendit i 276 –ti dhe është bërë një nga universitetet më të vlersuar në renditje, duke u larguar për 56 vende në fund vitin e 2019 nga sa ishte më pare në pozicionin e 332-të.

Universiteti i Katarit vazhdon të arrijë arritje në nivelin e renditjes ndërkombëtare.dhe është në rrugën e tij për të realizuar qëllimet e tij për t’u bërë pionier i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në Shtetin e Katarit, përmes bashkëpunimit dhe partneriteteve me sektorë qeveritarë dhe industrialë, akademikë, sektorin e biznesit dhe shoqërinë civile në shtetin e Katarit dhe jashtë saj .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, njëherësh ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk…