Universiteti i Prishtinës hap dyert për studentët e rinj

20 shtator 2020 | 22:37

Këshilli i Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka bërë të ditur se të hënën hapet afati për pranimin e studentëve të rinj në fakultete.

Afati do të hapet të hënën më datë 21.09.2020 dhe do të mbyllet më 30.09.2020 në ora 16:00.

Pranimi i dokumenteve do të bëhet nga ora 10:00 deri në ora 16:00 çdo ditë pune.

Kandidatët me rastin e aplikimit duhet t’i kenë këto dokumente:

a) Ekstraktin e lindjes (origjinal) jo më i vjetër se 6 muaj,

b) Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal, të noterizuara ose dublikatë),

c) Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal, të noterizuar ose dublikatë),

d) Kopjen e letërnjoftimit,

e) Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (linku) për konkurrim online përmes internetit është: http://apliko.uni-pr.edu

f) Pagesën prej 2.5 Euro. Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë,

g) Dëshminë mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit-Lista e institucioneve parauniversitare të licencuara në vend, sigurohet në MASH nga Administrata Qendrore e UP-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ditë më parë…