Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027
Universiteti i Prishtinës (UP) ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit zyrtar, në afatin e parë planifikohet të regjistrohen 5 663 studentë të rregullt në nivelin baçelor, ndërsa në nivelin master janë paraparë 2 423 vende, përfshirë edhe 9 studentë ndërkombëtarë.
Programet e studimit të ofruara nga UP mbulojnë fusha të ndryshme akademike dhe janë përshtatur me kërkesat e tregut të punës, me qëllim që studentëve t’u ofrohen njohuri dhe aftësi për zhvillim profesional.
Universiteti i Prishtinës ka bërë me dije se mbetet i përkushtuar në krijimin e një mjedisi cilësor akademik dhe në mbështetjen e studentëve gjatë rrugëtimit të tyre arsimor e profesional.
Të gjithë të interesuarit janë ftuar të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Universitetit të Prishtinës, një prej institucioneve kryesore të arsimit të lartë në vend.



