Universiteti i Prishtinës rishpall konkursin për 109 pozita të personelit akademik në 12 fakultete

08 janar 2026 | 21:04

Universiteti i Prishtinës ka rishpallur sot konkursin për 109 pozita të personelit akademik, në kuadër të 12 fakulteteve të tij. Sipas njoftimit zyrtar, konkursi është hapur për Fakultetin Filozofik, Fakultetin e Filologjisë, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Fakultetin e Arteve, Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Arkitekturës, si dhe Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore.

Kandidatët që aplikojnë për këto pozita, sipas kritereve të përcaktuara në konkurs, duhet të dorëzojnë kërkesën për aplikim, CV-në e plotë me të gjitha arritjet akademike, diplomat e të gjitha niveleve të studimit, dëshmitë për publikimet shkencore dhe profesionale, si dhe dëshmitë për përvojën mësimdhënëse në institucionet e arsimit të lartë. Po ashtu, dokumentacionit duhet t’i bashkëngjiten edhe dëshmia nga gjykata themelore se kandidati nuk është i dënuar, si dhe certifikata e lindjes.
Aplikimi duhet të bëhet online përmes vegëzës zyrtare dhe njëkohësisht fizikisht në njësitë akademike përkatëse, nga 12 deri më 26 janar 2026, deri në orën 16:00.

https://www.facebook.com/share/p/1BLbnQ8nj4/

Njoftimi i plotë:
Universiteti i Prishtinës rishpall konkursin për 109 pozita të personelit akademik në 12 fakultete
Universiteti i Prishtinës po ofron 51 pozita për mësimdhënës dhe 58 për asistentë në 12 fakultete, në konkursin për emërimin e personelit akademik të rishpallur sot.
Konkursi është hapur për Fakultetin Filozofik, Fakultetin e Filologjisë, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Fakultetin e Arteve, Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Arkitekturës dhe Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore.
Ashtu siç parashihet në konkurs, kandidatët që aplikojnë për këto pozita duhet të plotësojnë kërkesën për aplikim, të kenë të përgatitur CV-në e plotë me të gjitha arritjet akademike, diplomat e të gjitha niveleve të studimit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale dhe dëshmitë për përvojën mësimdhënëse në institucionet e arsimit të lartë. Ata gjithashtu këtyre dokumenteve duhet t’ua bashkojnë edhe dëshminë nga gjykata themelore që nuk janë të dënuar dhe certifikatën e lindjes.
Aplikimi duhet të bëhet online në vegëzën zyrtare: https://stafiakademik.uni-pr.edu/ dhe fizikisht në njësitë akademike në të cilat konkurrohet për pozitat e hapura, nga 12 deri më 26 janar 2026, në orën 16:00.
Ky konkurs rishpallet pas harmonizimit të dy konkurseve të hapura më 15 dhe 22 dhjetor me dispozitat e zbatueshme të Statutit të UP-së, sipas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, të publikuar më 10 dhjetor 2025. Kandidatët që kanë konkurruar në dy konkurset paraprake (4/522 dhe 4/590 të hapura më 15 dhe 22 dhjetor 2025) mund të tërheqin dokumentet e dorëzuara në njësitë akademike dhe të riaplikojnë në konkursin e ri.
Universiteti i Prishtinës siguron të gjithë aplikantët se emërimi do të bëhet në përputhje me të gjitha normat dhe procedurat e përcaktuara dhe duke u bazuar në ligjshmëri e në meritokraci, pa përjashtim.
Universiteti më i madh, më i vjetër dhe më i suksesshëm i Kosovës dhe i rendituri më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet në gjuhën shqipe të hapësirave ku jetojnë shqiptarët, është punëdhënës i drejtë, i përgjegjshëm dhe gjithnjë mëton të veprojë me transparencë e meritokraci duke përzgjedhur aplikantët më meritorë.
https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,3716

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Tahiri i AAK-së ka drejtuar akuza të rënda drejt…