Universiteti i Prishtinës vazhdon të hapë vende të reja pune për personel akademik

01 qershor 2026 | 18:49

Universiteti i Prishtinës ka shpallur edhe një konkurs tjetër për personel akademik, profesorë e asistentë.

Kandidatët që aplikojnë për këto pozita duhet të plotësojnë kërkesën për aplikim, të kenë të përgatitur CV-në e plotë me të gjitha arritjet akademike, diplomat e të gjitha niveleve të studimit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale dhe dëshmitë për përvojën dhe aftësinë në mësimdhënie, duke paraqitur një portfolio të punës profesionale dhe një deklaratë të filozofisë së mësimdhënies. Ata gjithashtu këtyre dokumenteve duhet t’ua bashkojnë edhe certifikatën e lindjes dhe dëshminë nga gjykata që nuk janë të dënuar.

Aplikimi duhet të bëhet fillimisht online në vegëzën zyrtare:
https://stafiakademik.uni-pr.edu/.

Më pas, dokumentet e njëjta, sikurse ato online, duhet dorëzuar edhe në formë fizike në njësinë akademike gjegjëse.

Konkursi është i hapur nga 2 deri më 16 qershor 2026, në orën 16:00. Konkursin e plotë me të gjitha detajet për pozitat e hapura, mund ta gjeni këtu.

Universiteti i Prishtinës fton profesionistët dhe shkencëtarët nga vendi, rajoni dhe e gjithë bota që të aplikojnë dhe të futen në garë për këto vende të lira për personel akademik, profesorë e asistentë.

Universiteti i Prishtinës është një punëdhënës i drejtë dhe i përgjegjshëm që garanton përzgjedhje të kandidatëve më meritorë, në bazë të transparencës, meritokracisë dhe duke zbatuar legjislacionin në fuqi në të gjitha fazat e konkursit publik. Në këtë frymë, duke garantuar ligjshmëri dhe meritokraci, Universiteti i Prishtinës mirëpret sa në shumë aplikantë.

https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,3905

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt dhe njëherësh kryetar i Degës…