UP-ja promovon monografinë me rrëfime të studentëve, krenar me kontributin 50-vjeçar

14 shkurt 2020 | 13:16

Universiteti i Prishtinës (UP) ka promovuar librin “50 Vjet Universiteti i Prishtinës”.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, ka pohuar se UP-ja është një institucion i rëndësishëm i arsimit të lartë. Dema ka theksuar se në këtë 50-vjetor, UP-ja është krenare për realizimin e misionit të saj. “Ju uroj 50-vjetorin e themelimit të UP-së që është institut më i rëndësishëm më traditë i arsimit të lartë. UP-ja ka kontribute domethënëse. Në 50-vjetorin, UP-ja është krenare për realizimin e misionit të saj. Studentët kanë bërë kthesat e historisë. Kjo histori e pasur e tempullit të dijës është i përfshirë në librin që promovohet në vazhdën e aktiviteteve dokumentari i UP-së, dhe libri i sotëm me rrëfime të studentëve ofron një mozaik të historisë së UP-së”, ka thënë rektori Dema.

Sali Bashota foli në emër të autorëve ku tha se botimi i monografisë është një ngjarje shumë e rëndësishme.“Botimi një libri historik siç është monografia është një ngjarje e veçantë gjysmëshekulli, sepse ka vizionin e mija studentëve e profesorëve që dijen e tyre e zhvilluan në interes të qytetarëve”, ka thënë Bashota.

Në promovim të këtij libri ka folur edhe Faton Berisha prorektor për shkencë dhe njëri nga redaktorët e librit.(EO)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë,  kanë nënshkruar sot në Mynih…