Upss.. e zbulon vetë modelja/ Kendall Jenner urinoi në makinë teksa shkonte në MetGala

19 nëntor 2022 | 10:55

Herë pas here duhet të ndodhë diçka patjetër me pjesëtarët e familjes Kardashian për të na kujtuar se dhe fama e tyre vjen me “sakfrifica”.
Kësaj here përshembull, Kendall Jenner-it iu desh të urinonte në makinë teksa shkonte drejt eventit të Met Gala. Situata e modeles ishte kaq delikate sa nuk mendoi dy herë për të urinuar në këmbë dhe madje as për faktin që këpucët e saj Prada ndjenë gjithashtu diçka…

E gjithë saga e ndodhur u përmblodh të epissodin e ri të The Kardashians. Kendall-i u shfaq teksa e dëshpëruar kërkonte një tualet rrugës për në Met Gala, por duke qenë se ishte e pamundur bëri zgjedhjen që i gjendej për momentin.
“Më vjen keq, por kjo do të ndodhë. Vendosni pak muzikë djema sepse s’mund të lejojë të më dëgjoni mua kur urinoj. O Zot më vjen për të qarë. Këpucët e mia Prada, më falni.”- dëgjohej të thoshtë Kendall, por nevojat fiziologjike vijnë të parat kështu që duhen respektuar në momentin e tyre.
Jenner tha se të urinonte në makinë ishte vendimi më i mirë që mori sepse “as që donte ta imagjinonte” çdo të kishte ndodhur nëse do të hynte në një event si Met Gala me urgjencën dhe nevojën e tmerrshme për të shkuar në tualet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka…