UPZ arrin marrëveshje bashkëpunimi me Kutahya Dumlupinar University nga Turqia

20 janar 2020 | 14:33

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren të hënën ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Kutahya Dumlupinar University, nga Turqia. Marrëveshja është nënshkruar nga Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim dhe Prof. Dr. Muammer Gavas zv. Rektor. Në takim ishin edhe Prorektori për mësimdhënie, kërkime shkencore dhe çështje të studentëve, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina dhe Prof. Dr. Abdurrahman Unsal, drejtor i Zyrës për studentët ndërkombëtar.

Marrëveshja është arritur për projekte të përbashkëta ndërkombëtare, programet e mobilitetit Erasmus+ dhe Mevlana, projekte kërkimore dhe organizimin e konferencave shkencore të përbashkëta, seminare dhe takime akademike të interesit të përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e frikshëm ka tronditur skuadrën e Manchster United…