Uragani Ida lë pa rrymë mbi 1 milion amerikanë

31 gusht 2021 | 08:35

Ekipet e shpëtimit shpëtuan qindra njerëz nga përmbytjet pasi Uragani Ida goditi Luizianën në SHBA. Uragani u kategorizua në shkallën katër të fuqisë pasi erërat arritën deri në 240 kilometra në orë.

Shumë çati të shtëpive u shkatërruan dhe linjat e energjisë elektrike u prishën.

Të hënën në mbrëmje stuhia kishte një fuqi më të ulët. Tani parashikohet të bjerë shi i rrëmbyeshëm dhe të shkaktojë përmbytje të shpejta.

Rreth 1 milion shtëpi në Luiziana, përfshirë Nju Orleans, mbeten pa energji elektrike.

Dëmi është aq i madh sa kompania energjetike Entergy paralajmëroi se mund të kalojnë javë para se rrjeti i energjisë të riparohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë që prej vitit 2001 nuk ka…