
Uran Ismaili e hap fushatën për Prishtinën të shtunën, fton qytetarën në Sheshin “Skenderbeu”
10 shtator 2025
| 18:45
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se të shtunën, më 13 shtator, në orën 19:00, do të mbahet hapja zyrtare e fushatës së tij në Sheshin “Skënderbeu”.
Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen këtij tubimi, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm për kryeqytetin dhe për vizionin që ai synon të sjellë me platformën “Koha për Prishtinën”.
“Hajde, mos rri anash! Është koha për Prishtinën,” ka shkruar Ismaili në ftesën e tij publike.