Uran Ismaili e hap nesër fushatën zyrtare për kryetar të Prishtinës

12 shtator 2025 | 12:05

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në hapjen zyrtare të fushatës së tij “Koha për Prishtinën”, e cila do të mbahet nesër nga ora 19:00 në Sheshin “Skënderbeu”.

“Është një moment vendimtar për Prishtinën, mos rri anash”, ka thënë Ismaili, duke theksuar se kjo ngjarje do të shënojë nisjen e një fushate për një Prishtinë funksionale dhe të jetueshme.

Në hapje, ai do të prezantojë kandidatët për Asamble Komunale nga lista e tij, si dhe do të shpalosë zgjidhjet e tij për problemet më të mëdha të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Deklaratat e fundit të Presidentes janë një…