Uran Ismaili fton qytetarët t’i shohin zgjidhjet e tij për lagjet e Prishtinës

24 shtator 2025 | 11:24

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, i shoqëruar nga një pjesë e ekipit të tij, ka vazhduar sot shpërndarjen e numrit të pestë të gazetës javore “Koha për Prishtinën”, në lagjen Bregu i Diellit. Ky numër është më i veçantë se të mëparshmit, pasi përmban 8 faqe – dyfishin e formateve të deritanishme – dhe i kushtohet kryesisht zgjidhjeve specifike për lagjet dhe fshatrat e kryeqytetit.

Urani ka ftuar qytetarët ta vizitojnë këtë link për të parë zgjidhjet e tij konkrete për secilën lagje: https://kohaperprishtinen.com/wp-content/uploads/2025/09/gazeta-javore-5.pdf

Në këtë edicion janë trajtuar pesë lagje e fshatra: Dardania, Bregu i Diellit, Kodra e Trimave, Hajvalia dhe Bardhoshi. Për secilën prej tyre janë paraqitur projektet identifikuese dhe zgjidhjet konkrete që kanë dalë nga nevojat e banorëve, të diskutuara drejtpërdrejt me Uran Ismailin gjatë takimeve në terren.

Përveç pesë zgjidhjeve kryesore për një Prishtinë funksionale – zhbllokimin e trafikut brenda 18 muajve, rrugë të sigurta 24/7, lagje të pastra 24/7, kthimin e hapësirave publike nga betoni te komuniteti dhe Prishtinën e së ardhmes – ky numër i gazetës vendos theksin te kërkesat dhe problemet specifike të lagjeve.

Në Dardani, plani parasheh parkingje nëntokësore dhe qendër komunitare; në Hajvali, ndërtimin e unazës rrugore dhe çerdhes së re; në Bregun e Diellit, renovimin e platove dhe zgjerimin e ngrohjes së qytetit; në Kodrën e Trimave, projekte për parqe të reja dhe infrastrukturë më funksionale; dhe në Bardhosh, krijimin e qendrës multifunksionale dhe mbështetje për zhvillim rural.

Linku i postimit: https://www.facebook.com/share/p/1CeJnGU62E/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë kuroumi, ka dështuar mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit…