Uran Ismaili i shoqëruar nga Muhamet Selmani vizitojnë FC Barilevën: Sporti në fshatra do të ketë të njëjtën përkrahje si në qytet

07 shtator 2025 | 13:26

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, i shoqërur nga kandidati për asamble të Prishtinës, Muhamet Selmani i cili garon në listën zgjedhore të PDK-së, me numër 17, kanë vizituar klubin e futbollit “FC Barileva”, ku janë njohur nga afër me gjendjen dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë sportistë të kësaj zone. Ai tha se ky klub, i themeluar në vitin 1983, ka funksionuar me vështirësi të mëdha dhe se talenti i sportistëve të rinj është shpërfillur për vite të tëra nga qeverisja lokale.

Ismaili u zotua se në qeverisjen e tij klubet sportive, si në qytet ashtu edhe në fshatra, do të kenë përkrahje të drejtpërdrejtë dhe nuk do të mbeten më pa mbështetje institucionale. Ai premtoi se në vitin e parë të mandatit do të ndërtohet fusha sportive në këtë zonë, si pjesë e investimeve në infrastrukturë moderne që do t’u krijojnë të rinjve mundësi reale për zhvillim dhe afirmim të talentit të tyre.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1BPdb6xU6q/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të pëlcitjes së gypit në rrugën “Bahri Kuqi”…