Uran Ismaili: Këto zgjedhje e definojnë Prishtinën e zhvillimit apo të avazit të vjetër (video)

03 shtator 2025 | 15:25

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se zgjedhjet e ardhshme përbëjnë një moment vendimtar për të ardhmen e kryeqytetit.

Sipas tij, këto zgjedhje do të përcaktojnë nëse Prishtina do të hyjë në një fazë të re zhvillimi apo do të vazhdojë, siç është shprehur ai, me “avazin e vjetër” që nuk i plotëson nevojat bazike të qytetarëve.

Ismaili ka kritikuar kryetarin aktual për mosrealizimin e zotimeve dhe ka theksuar  se ndryshe nga premtimet abstrakte të të tjerëve, plani i tij përmban zgjidhje konkrete dhe të matshme. “Unë kur them ‘do ta zhbllokoj trafikun’, ju tregoj tregoj saktë se si do ta bëj: duke blerë 100 autobusë të rinj, krijimin e korsisë së ndarë për autobusë, 5 parkingje jashtë Prishtinës dhe një qendër moderne për menaxhimin e trafikut. Këto intervenime secili qytetar mund t’i shohë se a janë realizuar apo jo në fund të mandatit”, ka deklaruar.

Në një postim në rrjetet sociale, Ismaili e  ka quajtur këtë periudhë si një “moment vendimtar që do ta definojë të ardhmen e Prishtinës dhe në këtë kryqëzim të rëndësishëm, është e domosdoshme ta nxjerrim qytetin nga kaosi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari, është shprehur optimist…