Uran Ismaili merr mbështetjen e figurave të njohura të Prishtinës: Kur qyteti bëhet bashkë, ndryshimi nuk vonon!

06 tetor 2025 | 12:39
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me disa nga figurat më të njohura të jetës kulturore e qytetare të kryeqytetit Migjen Kelmendin, Shkëlzen Maliqin, Sokol Beqirin dhe Mehmet Behlulin.

Në një bisedë të cilësuar si frymëzuese, Ismaili ka thënë se këta emra janë ikona të Prishtinës, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në identitetin kulturor dhe qytetar të saj. “I falënderoj për mendimet dhe mbështetjen e tyre! Kur qyteti bëhet bashkë, ndryshimi nuk vonon,” ka shkruar ai.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/19sFKPxi8F/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili është takuar me…