Uran Ismaili: Mësimdhënësit po përballen me çmime të larta e paga të ulëta — kjo do të ndryshojë me Bedri Hamzën kryeministër!

23 maj 2026 | 18:26

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, Uran Ismaili, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ka ndarë ankesën e një mësimdhënëseje, e cila ka folur për vështirësitë ekonomike dhe gjendjen e punëtorëve të arsimit.

Në video, mësimdhënësja shprehet e pakënaqur me kushtet dhe pagat, duke thënë se punëtorët e arsimit nuk kanë përfituar rritje, pavarësisht rritjes së kostos së jetesës.

“Kemi mbetë si një shtresë që po të vjen gjynah. Kur të pyesin ku punon, duhet me ule kokën me thanë në arsim, se në asnjë rritje pagash nuk jemi”, shprehet ajo.

Pas kësaj, Ismaili tha se punëtorët e arsimit, ashtu si shumë sektorë të tjerë, po përballen çdo ditë me çmime të larta dhe paga që nuk po e përballojnë koston e jetesës.

“Punëtorët e arsimit, ashtu si punëtorët në shumë sektorë të tjerë, janë duke u përballur me çmime të larta e paga të ulëta. Programi i PDK-së dhe Bedri Hamzës parasheh pikërisht këtë: rritje të pagave dhe ulje të çmimeve”, tha Ismaili.

Në postimin e tij, ai shkroi se qytetarët nuk kanë më kohë për arsyetime dhe propagandë.

“Çmimet vazhdojnë të rriten, mirëqenia vazhdon të bie. Qytetarët nuk kanë më shumë kohë për arsyetime e propagandë. Më 7 qershor, ta ndalim krizën, ta ndryshojmë Kosovën!”, ka shkruar Ismaili.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/r/14hB4MpWTq9/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar…