Uran Ismaili: Në qeverisjen time çdo lagje e Prishtinës do të ketë ndriçim publik

26 shtator 2021 | 11:34

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vizituar sot lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, ku ka vizituar disa prej tuneleve në këtë lagje.

Ai ka thënë se shumë rrugë të frekuentuara të lagjeve në kryeqytet kanë mbetur pa ndriçim publik.

“Bashkë e ndreqem një dritë në një prej tuneleve të Ulpianës. Shumë rruge të frekuentuara të lagjeve tona kanë mbetur pa ndriçim publik. Por s’ka vend për ankesa për çka nuk është bërë dje, sepse sot jemi bashkë dhe do ta ndreqim Prishtinën, në çdo lagje. Nën qeverisjen time, çdo lagje e Prishtinës do të ketë ndriçim publik deri në qershor të vitit 2023”, ka thënë Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Linda Aliu njihet ndryshe edhe si policja më seksi e…