Uran Ismaili: Nëse nuk i përmbush 90% të premtimeve, nuk kandidoj për herë të dytë

04 shtator 2025 | 22:36

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka dhënë një zotim të fortë para qytetarëve, duke thënë se puna e tij do të matet vetëm me realizimin e premtimeve.

“Nëse nuk i përmbush 90% të premtimeve, nuk kandidoj për herë të dytë. Do ta pranoj që nuk kam qenë i denjë për një mandat tjetër,” tha ai.

Ismaili shtoi se Prishtina është qyteti i tij, ku jeton me familjen dhe rrit fëmijët, dhe se e njeh kryeqytetin në çdo pore të tij bashkë me problemet që i rëndojnë qytetarët. Ai theksoi se përvoja e tij si ish-ministër i Shëndetësisë, ku ka zbatuar reforma që vazhdojnë të japin rezultate, është dëshmi se di të sjellë zgjidhje edhe për kryeqytetin.

“Unë nuk kam vija partiake – do t’i shërbej vetëm qytetarëve të Prishtinës,” përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka…