Uran Ismaili nga Matiçani: Nëse nuk i realizoj 90% të premtimeve nuk garoj më për Prishtinën!

27 shtator 2025 | 22:24

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar sot me prezantimin e planit të tij për lagjen Matiçan, ku u mirëprit nga një numër i madh qytetarësh.

Në fjalën e tij, Ismaili tha “Shpesh më kanë thënë të premtoj më shumë, të flas për projekte të madhështore e afatgjate. Por, unë nuk mund të premtoj diçka që nuk mund ta realizoj. Zgjidhjet e mia janë të prekshme, reale, janë për problemet me të cilat ju përballeni çdo ditë – me të cilat edhe unë përballem çdo ditë si qytetar i Prishtinës,”

Ai përsëriti edhe njëherë zotimin e tij për llogaridhënie dhe përgjegjësi maksimale, duke theksuar se nëse nuk arrin të realizojë 90% të zotimeve për ta kthyer Prishtinën në një qytet funksional dhe të jetueshëm nuk do të garojë për një mandat të dytë.

Plani i Uran Ismailit për Matiçanin përfshin:

Ndërtimin e një çerdheje moderne;

Renovimin e shkollës “Mitrush Kuteli”;

Dy parqe të reja me kënde lojërash dhe hapësira për rekreacion;

Rehabilitimin e rrugëve dhe ndërtimin e trotuareve të sigurta;

Furnizim të qëndrueshëm me ujë;

Ndriçim publik në çdo rrugë dhe hapësirë;

Shtigje për biçikleta dhe korridore lidhëse me lagjet përreth;

Transport publik të qasshëm dhe funksional;

Qendër komunitare multifunksionale me hapësira sociale e kulturore;

Terren sportiv për fëmijë dhe të rinj.

Ismaili theksoi se këto projekte do ta kthejnë Matiçanin në një hapësirë funksionale, të sigurt dhe të barabartë, duke u dhënë qytetarëve kushte më dinjitoze për jetesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk ka…