Uran Ismaili prezanton pesë zgjidhjet për Prishtinën në Emshir, Hajvali dhe Matiqan

26 gusht 2025 | 15:42

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar takimet me vullnetarët e platformës “Koha për Prishtinën”, duke u ndalur këtë herë në lagjet Emshir, Hajvali dhe Matiqan.

Në këto bashkëbisedime me qytetarët, Ismaili ka theksuar se një nga prioritetet e tij kryesore është zhbllokimi i trafikut në kryeqytet, i cili prej vitesh është bërë problemi më i madh i përditshëm për banorët.

“Do ta zhbllokojmë trafikun brenda 18 muajsh me 100 autobusë të rinj, 60 semaforë shtesë dhe 5 parkingje ‘Park & Ride’ në hyrjet e qytetit,” tha ai, duke e cilësuar këtë plan si hapin e parë drejt një Prishtine funksionale.

Ismaili shtoi se angazhimi i qytetarëve në terren dhe përmes platformës www.kohaperprishtinen.com është forca që po i jep energji kësaj fushate dhe është garanci për realizimin e këtyre zgjidhjeve.

“Vazhduam takimet me vullnetarë në Emshir, Hajvali dhe Matiqan. Do ta zhbllokojmë trafikun brenda 18 muajsh me 100 autobusë të rinj, 60 semaforë shtesë, dhe 5 parkingje ‘Park & Ride’ në hyrjet e qytetit!”, ka pohuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sulm rus në një minierë ukrainase raportohet se ka…