
Uran Ismaili prezanton vizionin për Prishtinën të mërkurën në sheshin “Adem Jashari”
21 korrik 2025
| 19:16
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, në sheshin “Adem Jashari”, do të prezantojë vizionin dhe zgjidhjet konkrete për kryeqytetin.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Ismaili ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë dhe ta ndjekin nga afër prezantimin e programit të tij.
“Merre shokun, shoqen, familjen dhe hajdeni bashkë në sheshin ‘Adem Jashari’,” ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/share/v/1CB9b74Viu/?mibextid=wwXIfr