Uran Ismaili: Prishtinën do ta udhëheq me projekte konkrete dhe të matshme, larg konflikteve politike (VIDEO)

06 shtator 2025 | 22:07
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka kritikuar stilin e qeverisjes së kryetarit aktual, duke thënë se është reduktuar në “3 A-të: akuza, arsyetime dhe ankesa”. Sipas tij, çdo herë që kjo qeverisje flet, nuk sjell rezultate, por vetëm justifikime.

Ismaili përmendi edhe disa nga premtimet e pambajtura të Përparim Ramës, si lidhja e Kalabrisë me Dardaninë, gjashtë parkingjet e premtuara, projektet për Kodrën e Trimave, të cilat sipas tij janë premtuar publikisht dhe më pas janë fshirë nga të gjitha platformat.

“Kush të ka penguar që t’i përfundosh projektet e mëdha? Unë jam në rregull me ta pranu një apo dy probleme, por me u arsyetu çdo herë, nuk është vlerë e qeverisjes. Vlerë e qeverisjes është rezultati,” tha ai.
Ai theksoi se për dallim nga kryetari aktual, gara e tij nuk është për “rendere e imazhe të parealizueshme”, por për zgjidhje konkrete, të matshme dhe menaxheriale që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve. “Unë e shoh Prishtinën si një menaxher që duhet të realizojë projekte – larg konflikteve politike,” përfundoi Ismaili.

Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/1ELu4G5AX5/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar…