Uran Ismaili: Projekt më të madh se me i zgjidh problemet e Prishtinës nuk kam

09 tetor 2025 | 21:45

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në debatin për kryeqytetin ka kritikuar kundërkandidatët e tij për ofrimin e projekteve që, sipas tij, janë të parealizueshme dhe utopike dhe janë përdorur vetëm për të fituar vota.

Ai tha se projekte si “Unaza e Jashtme” janë plane që kapin qindra miliona euro dhe janë ricikluar për më shumë se 25 vite nga qeverisjet komunale, përfshirë edhe kryetarin aktual, Përparim Rama.

Sipas Ismailit, këto projekte nuk janë të përfshira në buxhetin e komunës dhe nuk kanë as kapacitetin financiar e teknik për t’u realizuar aktualisht. “Plane të tilla ofruar vetëm për t’u përdorur në fushata,” tha ai.

Ismaili tha se projekti i tij më i madh është zgjidhja e problemeve të përditshme të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Peci, kandidat për kryetar të Mitrovicës, tha t’i ketë…