
Uran Ismaili shpall kandidaturën për kryetar të Prishtinës: Është nderi i jetës me i shërby kryeqytetit
Uran Ismaili edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën për kryetar të Prishtinës në një formë krejt unike. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Ismaili ka listuar një sërë arsyesh pse po rikandidon, këtë herë i bindur se Prishtina meriton më mirë dhe më shumë.
Në video-mesazhin e tij, Ismaili është shfaqur në pjesë të ndryshme të qytetit të Prishtinës duke përmendur se kandidatura e tij vjen nga përkushtimi personal që ka ndaj kryeqytetit dhe nga bindja se Prishtinës i duhet një drejtim të ri.
“Kur po më pyesin pse po kandidoj prapë, përgjigja ime është e thjeshtë: Është qyteti im. Këtu jam rritë. Këtu jetoj. Këtu është e ardhmja jonë. Na takon neve, qytetarëve te Prishtinës, të bëhemi bashkë për të. Nuk mundemi me pritë derisa të tjerët bëjnë eksperimente që e bllokojnë jetën në qytet”, ka thënë Ismaili, duke shtuar se për t’i shërbyer Prishtinës është nderi më i madh i jetës së tij. “Është koha për Prishtinën, e unë nuk e kam ndërmend me u dorëzuar”, ka thënë Ismaili.