Uran Ismaili sot mban tubimin hapës të fushatës “Koha për Prishtinën” nga ora 19:00

13 shtator 2025 | 11:05

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot do të mbajë tubimin hapës të fushatës së tij “Koha për Prishtinën”. Ngjarja do të nisë nga ora 19:00 në Sheshin “Skënderbeu”, ku pritet të mblidhen qytetarë nga të gjitha lagjet e kryeqytetit.

Në këtë tubim, Ismaili do të shpalosë programin e tij zgjedhor dhe pesë zgjidhjet kryesore për një Prishtinë funksionale dhe të jetueshme, duke prezantuar gjithashtu edhe ekipin e asambleistëve me të cilët synon të qeverisë kryeqytetin në katër vitet e ardhshme.

Ai ka paralajmëruar se për secilën lagje të Prishtinës do të ketë plane dhe buxhet të dedikuar, të cilat do t’u përgjigjen drejtpërdrejt problemeve specifike të banorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të AAK-së në Pejë, Ali Berisha, sot…