
Uran Ismaili të rinjve të Kodrës së Trimave: Zbatimi i 5 zgjidhjeve nis pas 12 tetorit
05 tetor 2025
| 11:31
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me të rinjtë e Kodrës së Trimave, me të cilët ka biseduar për energjinë e ndryshimit dhe për rëndësinë e votës më 12 tetor.
“Prishtina funksionale bëhet vetëm atëherë kur secili prej nesh e zgjedhim ndryshimin përmes votës. Kodra e Trimave e ka kuptuar: me 12 tetor e përcaktojmë bashkë të ardhmen tonë dhe të gjithë Prishtinës,” tha Ismaili.