Uran Ismaili viziton Sami Lushtakun: Dështoi skenari i Kurtit për dhunë në Skenderaj

16 maj 2026 | 13:56

Nënkryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Skenderaj, duke thënë se organizimi qytetar dhe bashkëpunimi me institucionet e kanë pamundësuar, siç u shpreh ai, “skenarin e Albin Kurtit për dhunë”.

Ismaili bëri të ditur se së bashku me Arizonën kanë qëndruar në shtëpinë e Sami Lushtakut në Skenderaj, pas ngjarjeve të ditëve të fundit ku në këtë qytet u panë forca të shumta policore.

“Së bashku me Arizonën, e kaluam mëngjesin në shtëpinë e mikut tonë, Sami Lushtaku, në Skënderaj. Ngjarjet e ditëve të fundit patën në cak qytetin e Skenderajit, duke dërguar forca të shumta policore. Jam i lumtur që organizimi qytetar dhe bashkëpunimi me institucionet e pamundësuan skenarin e Albin Kurtit për dhunë”, ka deklaruar Ismaili.

Ai ka mbrojtur figurën e Sami Lushtakut dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se ish-bashkëluftëtarët e Adem Jasharit nuk mund të etiketohen me termin “Serbia”.

“Një bashkëluftëtar i Adem Jasharit, Ilaz Kodrës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit nuk mund të fyhet e njolloset me etiketimin ‘Serbia’ – të cilën e ka luftuar me tërë qenien e vet. UÇK është vlerë universale e popullit tonë dhe si e tillë duhet të respektohet nga të gjithë”, ka shtuar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit…