Uran Ismaili: Zotimet e mia për Prishtinën përfaqësojnë ndryshimin që po vjen!

03 tetor 2025 | 16:16

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka deklaruar se gara e këtij viti është ndryshe nga ajo e vitit 2021, sepse sot ai vjen me një program të plotë e shumë, me kompetencë dhe me përvojë për ta kthyer Prishtinën në një qytet funksional.

“Ne jemi në një situatë ku brengat e qytetarëve janë të shumta dhe të thella. Ende flasim për gjëra bazike, që në vitin 2025 janë bërë të patejkalueshme. Kësaj radhe i jam qasur këtyre problemeve me një program që është në frekuencë të plotë me kërkesat e qytetarëve. Tani e kam njohurinë, kompetencën dhe zgjidhjet pragmatike e reale”, ka thënë Ismaili.

Ai ka theksuar se fushata e tij është ndërlidhur drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve, duke depërtuar në çdo lagje të kryeqytetit.

“Është një lidhje organike me gjendjen reale të Prishtinës. Kudo që shkoj, qytetarët më ndalin, më flasin dhe më thonë: kësaj here do ta japim mundësinë ty”, ka thënë ai.

Ismaili ka thënë se për të nuk ka rëndësi vetëm fitorja si qëllim, por ajo çfarë vjen më pas. “Fitorja është mjet për të realizuar programin. Për mua ka shumë rëndësi si do ta qeverisim pas 12 tetorit, sepse qytetarët presin ndryshim të prekshëm”, ka thënë Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) ka njoftuar se kanë…