
Urbanistët mbështesin planin e Uran Ismailit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka zhvilluar një takim me urbanistë të njohur të kryeqytetit për të diskutuar mbi gjendjen aktuale të sheshit “Xhorxh Bush” dhe idenë e tij për rihapjen e kësaj rruge për qarkullim.
Në takim morën pjesë urbanistët Driton Tafallari, Endrit Mecini dhe Eliza Hoxha, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për propozimin e Ismailit, duke e cilësuar mbylljen e sheshit si një vendim të marrë pa konsultim paraprak dhe pa analiza të plota.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
Sheshi Xhorxh Bush u mbyll pa asnjë punë përgaditore që do ta menaxhonte trafikun dhe do ta bënte qytetin gati për mbylljen e kësaj arterie të rëndësishme në qendër. 🛑🚧
Sot diskutova me Dritonin, Elizën dhe Endritin, ekspertë nga fusha e urbanizmit dhe planifikimit që ndanë kohë të flasin me mua për efektet negative të kësaj bllokade, dhe çmimin e lartë që po e paguan qytetari i Prishtinës. Është e qartë se udhëheqësia e tanishme e kryeqytetit i ka injoruar të gjitha rekomandimet e ekspertëve në lidhje me punët që duheshin bërë para mbylljes së sheshit.
Koha e eksperimenteve dhe e improvizimeve të tilla me kryeqytetin po përfundon. Koha për Prishtinën po vjen! ➡️ #HapeSheshin