Urim Mavraj, besnik i Dardanisë
Urim Mavraj zyrtarizoi vazhdimin me skuadrën Dardania edhe për një sezon tjetër.
Mavraj ngjyrat e klubit aktual do t’i mbrojë edhe në sezoni 2020/21.
Ish-lojtari i disa skuadrave në Kosovë, i cili po ashtu ishte pjesë e skuadrës së Shkendijës nga Tetova, ka bërë një punë të shkëlqyeshme në Dardani që nga ardhja e tij në verën e vitit 2019.
“Jam i lumtur që arrita të vazhdoj qëndrimin tim në këtë klub fantastik të futbollit, ku harmonia në skuadër është fenomenale. Kur kryetari i klubit z.Xhavit Nikqi më përmendi mundësinë e qëndrimit edhe për një sezon, ky ishte një vendim shumë i thjeshtë që bëra sepse jam shumë i lumtur këtu dhe ndiej se së bashku ne po ndërtojmë diçka të veçantë në klub për sezonin 2020/21”, ka thënë Mavraj.

“Do të doja të falënderoja Bordin e Drejtorëve për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë qëndrimit tim të deritanishëm në klub si Xhavit Nikqi, Haki Gashi, Mustaf Kelmendi dhe Liridon Islami. Po ashtu të gjithë bashklojtarët që më kanë mirëpritur dhe më kanë dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Mavraj.
Këtë sezon Mavraj pati edhe dy oferta serioze në Ligën e Parë të Kosovës ku Istogu dhe Onix u interesuan për të, por Mavraj i qëndroj besnik skuadrës Dardania dhe bashkëlojtarëve.
Urim Mavraj përveç suksesit si futbollist është edhe student i dalluar në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Tetovë.



