Urim për gjeneralin William Walker dhe prof. Dr. Elmi Berisha

01 qershor 2025 | 22:16

Nga: Hisen Berisha 

Sot, në Pejë të Dukagjinit, në këtë ditë të veçantë, kur historia, miqësia dhe sakrifica bëhen një, dy burrave të mëdhenj që lanë gjurmë të pashlyeshme në rrugëtimin historik të popullit shqiptar drejt lirisë dhe dinjitetit, ua urojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë ditëlindjet!

Gjenerali William Walker, diplomati i luftës, i lirisë, e paqes, mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë si njeriu që alarmoj botën për masakrën e Reçakut.
Zëri i tij tronditi ndërgjegjen ndërkombëtare dhe e ktheu Kosovën në çështje urgjente për botën demokratike. Pa atë akt guximi diplomatik, rruga jonë drejt lirisë do të ishte shumë më e gjatë dhe më e dhimbshme.

Prof. Dr. Elmi Berisha – Kryetar i Federatës “VATRA” në Washington, veprimtar i palodhshëm i çështjes kombëtare, zëri i përfaqësimit të dinjitetshëm të shqiptarëve në SHBA, dhe veteran i brezit të rezistencës paqësore aktive dhe luftës së UÇK për liri. Sot, si ligjërues i UBT në Kosovën e lirë, vijon misionin e përbashkët për një komb të bashkuar në vlera, dije dhe dinjitet.

Të festosh njëkohësisht ditëlindjen e dy njerëzve që kontribuan për lirinë dhe përfaqësimin e shqiptarëve, është dëshmi e një bashkimi të përjetshëm mes sakrificës dhe shpërblimit të saj, në një datë simbolike – 1 Qershor – në një tokë që dikur ishte fushë lufte dhe sot është vend paqeje.

Gëzuar, Gjeneral Walker!
Gëzuar, Prof. Dr. Elmi Berisha!

Nder e respekt i përjetshëm për gjithçka keni bërë për popullin shqiptar dhe për gjithçka vazhdoni të bëni!
Kosova ju falënderon! Kombi shqiptar ju kujton me nder!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ethem Çeku Për më shumë se dy dekada, Kosova…