Urime për ditën tuaj dhe timen!

06 mars 19:54

Burim Gjaka

Kur na ndajnë vetëm disa orë nga 7 Marsi- Dita e Mësuesit, po e shfrytëzoj rastin që përmes disa rrjeshtave të shkruar këtu, ta bëj një reflektim të shkurtër të sakrificës sublime të mësimdhënësve brez pas brezi si dhe rolin dhe vlerën e tyre në faqet e historisë sonë. Parimisht po e filloj me një falendërim për të gjithë mësimdhënësit shqiptarë kudo që janë, me theks të veçant për të gjithë ata të cilët kanë punuar në kohë tjera shumë më të vështira sesa sot dhe të cilët kanë ruajtur vazhdimsinë e shkollimit shqip dhe me shkronja të mëdha ju them: SHUMË FALEMINDERIT DHE SHUMË URIME 7 MARSI- DITA E MËSUESIT!

Kohë dhe vite më parë kur jeta dhe vdekja ndaheshin për fijen e perit, kur edhe mbijetesa bëhej çdo ditë e më e vështirë, të vetmit që rezistuat duke mbajtur gjallë shpresën se këtu ja vlenë dhe duhet të jetohet ishit Ju, të dashur mësimdhëns të cilët me punën tuaj duke rrezikuar jetët tuaja dhe familjarëve tuaj nuk u dorzuat, por përkundrazi ngjallët shpresat se një ditë edhe këtu do të bëhet mirë. U rrahët, u maltretuat, u burgosët e bile edhe u vratë por kurr nuk u dorëzuat. Shkollat tona ishin në gjendje të mjerueshme, ku më shumë mësohej në shtëpi private, lokale e kthina pa nxemje dhe as ulëse, sesa në shkolla, por kurr nuk humbi ndjenja dhe dashuria për vendin. Nuk kishte libra, nuk kishte mjete konkretizimi, nuk kishte paga, e nuk kishte as master e doktorr shkencash, por nga ajo sakrificë dhe punë dolën kuadro të jashtëzakonshme si polic, mjek, mësues, gjyqtar e prokuror të shkëlqyeshëm. Mbi të gjitha ishte motivi i juaj për ta luftuar armikun përmes shkollës prandaj edhe suksesi, atdhedashuria dhe profesionalizmi nuk munguan. Atë kohë mësues bëheshin ata të cilët e duanin atë profesion duke shikuar edhe si rruga e vetme për t’ju kundërvën armikut, ata mësimdhënës kontribuan shumë edhe në organizimin e luftës çlirimtare, prandaj RESPEKT DHE FALEMINDERIT SHUMË.
Sot gjërat kanë ndryshuar, kemi kushte shumë më të mira në të gjitha aspektet, por po na mungon motivi dhe cilësia. Respekti ka rënë në minimum e poashtu edhe imazhi ndaj shkollës, e që fatkeqësisht përveq tjerëve edhe ne jemi përbërës komponent i krijimit të këtij imazhi dhe kësaj gjendje.
Fatkeqësisht sot nuk vlerësohet puna dhe performanca në punë, por servilizmi, fokusi politik dhe kozmetika. Të mendosh të ecësh suksesshëm me këtë qasje është e vështirë, e aq më pak kur shohim qasjen ndaj ngritjes së cilësisë nga institucionet relevante prej së larti- poshtë. Jemi këtu ku jemi dhe nuk duhet të jemi të kënaqur me atë që po shohim. Duhet angazhim, vetkritikë dhe reflektim i të gjithëve për ta ndryshuar këtë gjendje konform kompetencave dhe përgjegjësisë që kemi sepse tjetër rrugë nuk ka.
Duke u lutur për shëndetin e të gjithë mësimdhënësve, sidomos atyre që vuajnë nga ndonjë sëmundje dhe detyrohen të punojnë edhe pse nuk munden dhe duke shpresuar se vitin tjetër do të bindemi se kemi filluar të dalim nga terri i dijes që jemi future, FALEMINDERIT SHUMË secilit që profesionin e mësuesit e kupton dhe trajton si të shenjtë dhe nuk kursen asgjë që shkolla ku punon të ngritet në piadestal.
Urime 7 Marsi mësimdhënës të dashur dhe gëzofshim edhe shumë festa të tilla me shëndet dhe suksese!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot në…