Urimi i Kurtit për Hamzën, servizilëm dhe arrogancë

19 nëntor 2025 | 08:13

Pas përfundimit të deklaratës së mbrojtjes në Hagë, pritet tashmë vendimi i Gjykatës lidhur me ish krerët e UÇK të cilët mbahen në paraburgim prej 5 vitesh.

Nait Hasani nga PDK e komentoi për abcnews si një proces politik dhe se kjo çështje duhet të mbyllet me pafajësinë e ish krerëve.

“Dëshmia e Clark ishte tejet e rëndësishme.

Është një proces politik dhe duhet të mbyllet, duhet të shpallet pafajësia e tyre. Uçk është një organizatë për çlirimin e Kosovës dhe jo një organizatë kriminale”.

Më tej, Hasani komentoi zgjedhjen e Bedri Hamzës në krye të PDK ku tha se është një frymë e re. Hasani tha se urimi i Kurtit për Hamzën ishte servilizëm dhe arrogancë politike. Deputeti tha se asnjëherë nuk ka pasur kërkesë nga Albini për bashkëpunim, por urimi i tij vjen për shkak të votave në seancën e nesërme.

“Zgjedhjet e reja brenda PDK është një frymë e re dhe një mundësi që t’I dhënë zgjidhje rrethanave politike deri më tani në Kosovë. Takimi tregon papërgjegjshmërinë politike të Albinit në 9 muaj pa qeverisje. Po tregon forcën e institucionit të pushtetit dhe mospërfilljen.

Zgjedhjet duhet të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit dhe arritjen e marrëdhënieve diplomatike me ndërkombëtarët.

Urimin e Kurtit unë e lexova si një servilizëm dhe përfitim të tij për votat në seancën e nesërme. Asnjëherë nuk ka pasur kërkesë nga Albini për një bashkëpunim, kjo tregon që ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë për servilizëm. E shoh si një arrogancë politike dhe kjo gjë nuk pranohet në Partinë Demokratike.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka bërë thirrje që…