Urimi i Ramës: Krishtlindja, magjia e lindjes së jetës

25 dhjetor 2022 | 09:50

Sot besimtarët e krishterë në mbarë botën festojnë Krishtlindjen.

Me rastin e kësaj feste, kryeministri, Edi Rama, ka uruar besimtarët shqiptarë Krishtlindjen.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka publikuar një video me fëmijët që janë lindur gjatë mbrëmjes së shenjtë të Krishtlindjes.

“Mirëmëngjesi dhe me magjinë e lindjes së jetës, ju uroj një ditë të bukur Krishtlindjeje”, shkruan Rama.

Mëngjesin e sotëm, besimtarët ortodoksë janë mbledhur në Kishën “Ngjalla e Krishtit” për të kremtuar ditën e Lindjes së Krishtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të ftohtit arktik që goditi pjesën më të…